Italia nën alarmin e rrezikut të lartë antiterrorist/ Ambasadori miliarder amerikan, strehoet në super jahtin e tij...

23 Qershor 2025, 16:33 / BOTA NGA ALBA KEPI

Italia nën alarmin e rrezikut të lartë antiterrorist/ Ambasadori

Me një plan special masash të forta sigurie, Ministria e Brendshme Italiane ka hartuar një listë prej 29 mijë objekte të ndjeshme mes të cilëve 800 amerikane në Itali të vënë nën alarmin e rrezikshmërisë së lartë.

Në fashën e parë të kësaj liste është Tilman Ferita, ambasadori i sapo emëruar në Romë nga Donald Trump, biznesmen nga Texas, pasuria e të cilit shkon rreth 8.4 miliardë dollarë si pronar i Laundry's, rrjeti i lokaleve e restorante.

Diplomati amerikan, në këtë moment alarmi të lartë sigurie i e për shkak të restaurimit që po kryen rezidenca e përhershme e ambasadorit amerikan në Romë, ka zgjedhur të jetoj në super jahtin e tij "Boardëalk", i parkuar në portin e Civitavechia, pranë bregdetit roman, i ruajtur nga një mjet lundrues i Guardia di Finanza Italiane.

Pak orë më parë Komiteti Kombëtar Italian i analizës strategjike e antiterrorizmit ka ripërditësuar listën e objektive sensibile në territorin italian.

Aktualisht janë 29 mijë të tillë, 4000 në Romë e 10 mijë janë infrastrukturë kritike.

800 janë objekte sensibile amerikane në Itali, mes të cilëve dy bazat ushtarake amerikane Aviano a Sigonella, si dhe 250 janë objekte sensibile izraelite-hebre.

Me një dokument të vecantë dërguar të gjithë Prefekteve në rajonet italiane, Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, ka kërkuar vëmendje maksimale sigurie në sektorin e transportit e atë tursitik.

Në masa të forta të antitterrorizmit e sigurisë italiane është dhe Selia e Shenjtë në Vatikan e Papa Leone XIV, shtetas amerikan.

 

ide