Krishtërimi/ Detaje dhe shifra, njihuni me historinë e Katolicizmit dhe Protestantizmit

2 Mars 2024, 15:19 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Krishtërimi/ Detaje dhe shifra, njihuni me historinë e Katolicizmit
Numri i popullsisë në botë është 7.095.217.980, sipas të dhënave të korrikut të një viti më parë, raporton “The World Factbook”.

Nga popullsia totale e globit, numri i të krishterëve është 33.39 për qind, nga të cilët, 16.85 për qind janë romano-katolikë, 6.15 për qind janë protestantë, 3.96 për qind janë ortodoksë dhe 1.6 për qind, anglikanë.

Përsa u takon besimeve të tjera fetare, rezulton se 22.74 për qind janë myslimanë, 13.8 për qind, hindu, 6.77 për qind, budistë.

Vlerat më të ulëta i kanë sikhët me 0.35%, hebrenj, me 0.22% dhe bahait me 0.11%. Në kategoritë “besime të tjera” bëjnë pjesë 10.95% e popullsisë, ndërsa jo-fetarët, 9.66%. Ndërsa ateistët përbëjnë 2.01% të popullsisë së botës.

Të krishterë janë 2.1 miliardë, myslimanë 1.6 miliardë, joreligjiozë/angnostikë, ateistë 1.1 miliardë, hindusë 1 miliardë, kinezë me religjion tradicionalë 394 milionë, Budistë 376 milionë, hebrenj 14 milionë.

Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore Pew të vitit 2011, kishte 2.2 miliardë të krishterë në mbarë botën në vitin 2010, nga rreth 600 milionë në vitin 1910. Sot, rreth 37% e të gjithë të krishterëve jetojnë në Amerikë, rreth 26% jetojnë në Evropë, 24% jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane, rreth 13% jetojnë në Azi dhe Paqësor, dhe 1% jetojnë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Të krishterët përbëjnë shumicën e popullsisë në 158 vende dhe territore. 280 milionë të krishterë jetojnë si pakicë. Rreth gjysma e të gjithë të krishterëve në mbarë botën janë katolikë, ndërsa më shumë se 1/3 janë protestantë (37%). Komunitetet ortodokse përbëjnë 12% të të krishterëve në botë. Grupet e tjera të krishtera përbëjnë pjesën e mbetur.

Deri në vitin 2050, popullsia e krishterë pritet të kalojë 3 miliardë. Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pew të vitit 2012, krishterimi do të mbetet feja më e madhe në botë në vitin 2050, nëse tendencat aktuale vazhdojnë. Në historinë e fundit, të krishterët kanë përjetuar përndjekje me ashpërsi të ndryshme, veçanërisht në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore, Azinë Lindore dhe Azinë Jugore.

Krishtërimi është fe e themeluar sipas mësimeve dhe të dhënave nga Jezu Krishti i cili predikonte se ai vet është Mesia hyjnor (mbreti i Izraelit dhe i mbarë botës dhe shpëtimtari i premtuar, shërbëtori i Zotit, Biri i njeriut) në Bibël, në Besëlidhjen e vjetër.
Fjala "Krisht" rrjedh nga greqishtja që do të thotë "I lyeri ose i vajosuri (d.m.th. i zgjedhuri) i Perëndisë", d.m.th. mbreti, dhe, barasvlerësi i saj në hebraisht është titulli Mesia.

Sipas të krishterëve, Jezu Krishti ishte Mesia i premtuar që bëri një Besëlidhje të Re në mes njerëzimit dhe Perëndisë. Krishterimi është fe e themeluar në bazat e jahudizmit duke shpallur se Krishti do t'i përmbushë profecitë e Biblës në Besëlidhjën e vjetër.

Krishterimi lindi rreth 2000 vjet më parë në Jude (Palestina e sotshëme) me Jezus Krishtin dhe grupin të tij besnik. Gjatë kësaj periudhe, Judeja ishte një udhëkryq kulturor qytetesh dhe fermash plot me lëvizje. Perandori i Romës ishte sunduesi i tyre, dhe e ushtronte pushtetin e tij nëpërmjet guvernatorëve romakë).

Historia e Krishterimit – me këtë sfond kulturor dhe fetar, filloi edhe shërbesa e Jezusit. Jezusi ishte hebre për nga origjina. Ai ndiqte besimin hebraik dhe e njihte mirë ligjin e tyre. Në fillim të të tridhjetave, Jezusi filloi që të shkonte nga njëri fshat në tjetrin, duke mësuar nëpër sinagoga dhe duke shëruar ata që vuanin.

Protestantizmi është emërtimi i përbashkët i rrymave të ndryshme krishtere, që u shkëputën nga kisha katolike në shek. XVI.

Protestantët nuk pranojnë Papën si kryetar të kishës, kundërshtojnë beqarinë e priftërinjve, janë për ceremoni fetare të thjeshta dhe kundër adhurimit të ikonave. Rrymat kryesore të protestantizmit janë: luteranizmi i përhapur në Gjermaninë Veriore e në vendet Skandinave: kalvinizmi i përhapur në Zvicër e Hollandë e pjesërisht në Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut; anglikanizmi në Angli./Alfapress.al