Lejuan gratë të garonin ‘të pambuluara’, autoritetet iraniane arrestojnë dy organizatorët e maratonës në ishullin Kish

7 Dhjetor 2025, 18:01 / BOTA ALFA PRESS

Lejuan gratë të garonin ‘të pambuluara’, autoritetet

Dy organizatorë maratone u arrestuan në Iran pasi lejuan gra që nuk mbanin “hixhab” të merrnin pjesë në garë. Arrestimet ndodhën pas publikimit në internet të fotove nga maratona e së premtes (5 dhjetor), ku dukeshin gra të paprekura nga rregullat që garonin në garë.

Në garën që u zhvillua në ishullin Kish, në bregun jugor të Iranit, morën pjesë rreth 2,000 gra dhe 3,000 burra, të ndarë sipas gjinisë. Disa nga gratë, të veshura me bluzë të kuqe, nuk mbulonin kokën me hixhab ose ndonjë tjetër mbulesë.

Fotografitë shkaktuan reagime të ndryshme: mbështetësit e ndryshimeve në Iran i përshëndetën si shembuj të grave iraniane që sfidojnë kufizimet e vendosura nga autoritetet, ndërsa zyrtarët iranianë reaguan menjëherë, duke urdhëruar autoritetet gjyqësore të vepronin kundër organizatorëve.

Prokurori në Kish tha se mënyra se si u zhvillua gara ishte “shkelje e moralit publik”. Çështja e hixhabit mbetet një temë qendrore në debatin për të ardhmen e Iranit.

Masat e qeverisë kundër grave që shfaqen pa mbulesë koke ndryshojnë, ndonjëherë lejohet lirimi i rregullave, e ndonjëherë zbatohet shtypja e çdo shkeljeje.
Tre vjet më parë, pamja e një numri kaq të madh grave iraniane me veshje sportive që merrnin pjesë në një event publik masiv, edhe të ndara nga burrat, do të konsiderohej shkelje e rregullave.

Masat e reja pasojnë protestat masive për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ndërroi jetë pas arrestimit për supozuar shkelje të kodit të veshjes.

Që atëherë, disa gra vazhduan të sfidonin rregullat, duke nxitur reagimin e autoriteteve dhe paralajmërimet e gjyqësorit për një fushatë të re kundër grave që nuk mbajnë hixhab publikisht.

Po ndodh...

ide