
Lufta tregtare e Trump alarmon tregjet globale/ Bien aksionet, rritet çmimi i naftës

Lufta tregtare e Donald Trump po alarmon tregjet globale, duke bërë që aksionet të bien në muajin e tyre më të keq në më shumë se dy vjet.
Tregjet e aksioneve në të gjithë rajonin Azi-Paqësor janë në tërheqje këtë mëngjes, pasi investitorët kanë frikë se Trump do të shpallë tarifa të reja të mërkurën, e cila është quajtur “Dita e Çlirimit” nga presidenti amerikan.
Nikkei i Japonisë ka humbur 3.9%, duke rënë 1.457 pikë në 35.662 pikë sot, ndërsa KOSPI i Koresë së Jugut ka rënë 3%, S&P/ASX 200 i Australisë ka rënë 1.7%.
Në Kinë, e cila tashmë është goditur nga tarifat e Trump këtë vit CSI 300 është 0.9% më e ulët.
Indeksi i aksioneve globale të MSCI-së kishte rënë rreth 4.5% që nga fillimi i marsit.
Sipas The Guardian, sot konsiderohet si muaji më i keq që nga shtatori i vitit 2022.
Kërcënimet e Trump kanë dhënë efekt edhe tek nafta, ku çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur rreth 0.66% këtë mëngjes, pasi presidenti amerikan kërcënoi se do të vendoste tarifa dytësore për blerësit e naftës ruse.
“Nëse një marrëveshje nuk arrihet dhe nëse mendohet se është faji i Rusisë, unë do të vendos sanksione dytësore ndaj Rusisë”, tha Trump për NBC.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128