Masakra në Moskë/ Mediat ruse transmetojnë live marrjen në pyetje të një prej të arrestuarve

Një video e marrjes në pyetje të një prej të arrestuarve për masakrën në periferi të Moskës u publikua përmes Telegramit nga kryeredaktorja e medias Rusia Sot, Margarita Simonyan, ku më pas u shpërnda dhe nga media të tjera ruse.
Moscow attacker questioning:
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) March 23, 2024
Full transcript.
He claims that he arrived from Turkey on March 4.
- What did you do at Crocus?
- Shot them.
- Whom? By whose instructions?
- Of people.
- For what?
- For money.
- For how much money?
- About half a million.
- Half a million of… pic.twitter.com/LCq1ZYPohP
Në komentin e saj, Simonyan tenton të shkëpusë sulmin e mbrëmshëm me ISIS-in, duke thënë se “tashmë i dimë emrat e autorëve, kemi parë fytyrat e tyre dhe kemi mësuar se çfarë “cicëruan” gjatë marrjes në pyetje. Menjëherë bëhet e qartë se përse dje mediat amerikane raportuan në unison se ky ishte një sulm i ISIS. Këtu nuk bëhet fjalë për ISIS-in dhe autorët janë zgjedhur në atë mënyrë që komuniteti botëror të bindet."
???????????? One of the Moscow terrorists claims he was paid ₽500K to carry out the attack by someone who recruited him through the Telegram messaging service.
— Jackson Hinkle ???????? (@jacksonhinklle) March 23, 2024
ISIS claimed responsibility for the attack, but it sounds like ISIS IS NOT responsible!
pic.twitter.com/53inrdzKNW
Kryeredaktorja e Russia Today vazhdon duke thënë se “ky nuk është ISIS. Këta janë ukrainas. Është një grup i mirëkoordinuar”, ndërsa më pas publikoi një pjesë të përgjigjeve të dhëna nga i arrestuari i gjunjëzuar ndaj autoriteteve ruse gjatë marrjes në pyetje.
Në veçanti, ai pranoi, ndër të tjera, se ata që e rekrutuan, iu paguan gjysmë milioni rubla për të vrarë të gjithë njerëzit që ndodheshin në sallën e koncerteve.
Në të njëjtën kohë, ai tha se kishte mbërritur në Rusi nga Turqia më 4 mars.
Kujtojmë se automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët, një tip Renault i bardhë, është lokalizuar nga policia në rajonin Bryansk, pranë kufirit me Ukrainën.
Në makinë u gjetën një pistoletë, një karikator për një pushkë sulmi dhe pasaporta nga Taxhikistani.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


