
Papa Françesku lë spitalin, mjekët japin përditësime: Ka rënë në peshë


Papa Françesku pritet dalë sot nga spitali, teksa doktorët kanë thënë se atij do t’i nevojiten edhe dy muaj pushim.
Ati i Shenjtë, 88 vjeç, ishte shtruar në spitalin “Xhemeli” të Romës më 14 shkurt, pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Fillimisht ai u trajtua për bronkit përpara se të diagnostikohej me pneumoni në të dyja mushkëritë.
Papa zakonisht e bën lutjen e përjavshme të dielave në sheshin e Shën Pjetrit, por ai nuk ka qenë në gjendje ta bëjë këtë që prej datës 9 shkurt, para se të shtrohej në spital.
Vatikani ka thënë se nuk pritet që lutja e Françeskut të mbahet këtë të diele, për arsye se atij i duhet ende kohë për t’u rikuperuar nga pneumonia, por ka shtuar se ai do të dalë në dritare për t’i përshëndetur besimtarët.
Gjatë kësaj periudhe, “mjekët e kanë këshilluar të shmangë takimet në grup me njerëz që ndoshta kanë fëmijë dhe për këtë arsye mund të bartin viruse dhe infeksione”, shpjegoi ekipi mjekësor.
Ata kanë konfirmuar se gjatë qëndrimit në spital Papa ka humbur peshë, por kanë mohuar që ai të ketë qenë i prekur nga Covid. “Papa nuk kishte Covid dhe nuk ka diabet”, siguroi profesor Sergio Alfieri, duke nënvizuar se “ai kishte disa viruse poli-mikrobike.
“Është e dukshme që Papa ka rënë në peshë, edhe pse ne nuk e kemi peshuar. Megjithatë kjo është normale dhe nuk na shqetëson. E rëndësishme për ne është që ai ka filluar të hajë në mënyrë progresive”, deklaruan mjekët e tij.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128