Përplasje e fortë në Itali mes Melonit dhe sindikalistit! Landini e quajti kryeminsitren italiane “konkubina e Trump”, pas takimit me presidentin e SHBA-së në Kajro

Një përplasje e fortë verbale ka shpërthyer në Itali mes kryeministres Giorgia Meloni dhe kryetarit të sindikatës së majtë CGIL, Maurizio Landini, pas një deklarate të bujshme të këtij të fundit në një intervistë televizive.
Gjatë emisionit, Landini u shpreh se Meloni “u kufizua të ishte konkubina e Trump dhe nuk lëvizi as gishtin e vogël”, duke shtuar se “fatmirësisht, ishin punëtorët ata që protestuan dhe shpëtuan nderin e Italisë”. Termi i përdorur prej tij, në italisht “cortigiana”, ka kuptime të ndryshme, nga “dashnore e oborrit” në formë arkaike, deri te “prostitutë” në përdorimin modern.
Meloni reagoi menjëherë përmes një postimi në platformën “X”, duke shkruar:
“Sekretari i CGIL, Landini, i verbuar nga një mllef në rritje (që e kuptoj), më quajti ‘cortigiana’. Të gjithë e dinë ç’do të thotë kjo fjalë. Ja pra, e majta që për dekada na jepte leksione morali për respektin ndaj grave, por kur duhet të sulmojnë një grua, ngaqë u mungojnë argumentet, e quajnë prostitutë”.
Landini, në një reagim të dytë, u përpoq të sqarojë qëndrimin e tij, duke thënë:
“Në emision po flisnim për Lindjen e Mesme. Kur përdora atë term, e sqarova menjëherë se Meloni po sillej si ‘oborrtare’ e Trump, duke ndjekur hapat e tij dhe duke vepruar si sekretare e tij. Ishte një kritikë politike, për rolin pasiv që ka pasur qeveria italiane dhe kryeministrja në çështjet ndërkombëtare”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


