Policia bastis zyrat e ish kryeministrit francez, pjesë e një hetimi për korrupsion

Policia franceze kontrolloi të mërkurën zyrat e kryebashkiakut Edouard Philippe në qytetin Le Havre, si pjesë e një hetimi paraprak për korrupsion të mundshëm dhe shpërdorime financiare, tha një burim i gjyqësorit. Zoti Philippe ka shërbyer në postin e kryeministrit të Francës gjatë mandatit të parë të Presidentit Macron.
Aktualisht kryetar i bashkisë së qytetit Le Havre, zoti Philippe shihet gjerësisht si kandidati i mundshëm për të pasuar zotin Macron në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
Zyra e zotit Philippe tha përmes një deklarate se ai dhe ekipi i tij “janë plotësisht në dispozicion të prokurorisë për të siguruar të gjithë elementet e nevojshëm për hetimin”.
Duke folur më herët për kanalin televiziv të lajmeve BFM TV, zoti Philippe tha se ai dhe ekipi i tij planifikojnë t’u tregojnë hetuesve se ata i respektojnë rregullat.
Kontrolli është “pjesë e një hetimi paraprak të hapur në dhjetor të vitit 2023 lidhur akuza për shitje influence, favorizim, shpërdorim fondesh publike dhe ngacmim psikologjik”, tha burimi pa përmendur specifikisht emrin e zotit Philippe.
Por gazeta “Le Monde” shkruante më herët se hetimi synon drejtpërdrejt zotin Philippe, si dhe disa nga ndihmësit e tij.
Zoti Philippe dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2020 përpara një riorganizimi të qeverisë. Ai ishte kryeministri i parë i qeverisë së Presidentit Macron, i cili u largua nga partia konservatore “Les Republicans” për t’iu bashkuar ekipit të presidentit pas zgjedhjeve të vitit 2017.
Në vitin 2020, zoti Philippe u rizgjodh në krye të bashkisë në “Le Havre”, një qytet-port industrial në Francën veriore ku ai ndërtoi karrierën e tij politike.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


