
Protestat masive në Stamboll, “X” bllokon llogaritë e aktivistëve dhe figurave opozitare në Turqi

Platforma e mediave sociale “X” e Elon Musk, ka pezulluar disa llogari që i përkasin figurave të opozitës në Turqi, mes trazirave të gjera civile në vend.
Pezullimet vijnë pas demonstratave të gjera që u ndezën nga arrestimi në fillim të kësaj jave të rivalit kryesor politik të presidentit turk Tajip Erdogan, kryebashkiakut të Stambollit Ekrem İmamoğlu.
İmamoğlu u arrestua vetëm disa orë përpara se të emërohej për të qenë kandidati presidencial për opozitën kryesore Partinë Popullore Republikane (CHP).
Protestat e opozitës janë përhapur pavarësisht se qeveria ka ndaluar tubimet për katër ditë. Pjesa më e madhe e aktivitetit të opozitës është përqendruar rreth universiteteve dhe shumë prej atyre që janë të lidhur me demonstratat tani po i gjejnë llogaritë e tyre X të pezulluara.
“Shumica e llogarive të pezulluara ishin llogari aktivistësh të lidhur me universitetin, në thelb që ndanin informacione për protestat, vende ku studentët të shkonin,” tha për POLITICO Yusuf Can, koordinator dhe analist në Programin e Lindjes së Mesme të Qendrës Wilson . “Shumë nga këto llogari janë aktivistë të bazës” me ndjekësit e tyre në dhjetëra mijëra”, tha Can.
Disa llogari duket se janë pezulluar vetëm në Turqi dhe jo në pjesën tjetër të botës. Aktivisti Ömer Faruk Aslan krijoi një llogari të dytë për të shmangur censurën. “Dje, llogaria ime u bllokua me një vendim gjykate, sepse tweet-et kaluan 6 milionë shikime”, ka postuar ai.
Ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya tha në X se autoritetet kanë gjetur 326 llogari të mediave sociale që nxisin urrejtje, 72 prej të cilave ishin jashtë vendit. Një veprim i koordinuar midis autoriteteve kibernetike dhe të sigurisë çoi në arrestimin e 54 të dyshuarve të lidhur me llogaritë e mediave sociale, tha Yerlikaya.
Yerlikaya të shtunën tha se 343 persona u arrestuan gjatë natës në natën e tretë të protestave kundër arrestimit të İmamoğlu. Arrestimet u kryen në Stamboll, Ankara, Izmir, Adana, Antalia, Konia dhe disa të tjerë, sipas raportimeve të mediave .
Pezullimet e llogarive janë të mundshme ligjërisht, pasi ligji turk i lejon veprime të tilla nëse qeveria i kërkon ato. Një ligj i vitit 2022 për mediat sociale i jep qeverisë fuqi të madhe dhe të paqartë për të censuruar përmbajtjen.
Nuk është hera e parë që X ka kufizuar aksesin në përmbajtje në vend. Në vitin 2023, kur Erdoğan ishte i rizgjedhur, X kufizoi përmbajtjen për të siguruar që Twitter të mbetet i disponueshëm për popullin e Turqisë.
-
Greqi/ Mbytet anija me emigrantë në Farmakonisi
22 Mars, 23:22 -

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128