
Shpenzimet buxhetore/ Si u shpërndanë 1 miliard euro investime më 2024


Vitin e kaluar, shpenzimet buxhetore për investime arritën rekord historik me më shumë se 1 miliard euro, por rezultati ishte më i ulët se plani 123 miliardë lekë (1,2 mld euro).
Të dhënat e detajuara nga Ministria e Financave për investimet vjetore tregojnë se pjesa më e madhe e financimit ka shkuar për projektet e transportit rrugor dhe kryesisht në tunelin e Llogorasë, Unazën e Madhe të Tiranës, Segmentet e Korridorit 8, dhe rruga Qukës-Qafë Plloçë, infrastruktura dixhitale etj.
Gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e programit të investime prej 4,8 miliardë lekësh ose 48 milionë euro shkoi për financimin e investimeve në ushtri.
Projekti më i madh për nga vlera e financimit është Unaza e Madhe e Tiranës, ku pjesa e ndërtimit vitin e kaluar u financua me rreth 8,5 miliardë lekë, e cila pas shumë vite punimesh u bë në funksion të plotë.
Tuneli i Llogorasë, i cili tashmë ka përfunduar dhe është në funksion u financua vitin e kaluar me 4 miliardë lekë ose të gjitha fondet në dispozicion.
Infrastruktura dixhitale po zgjeron investimet dhe fondet viti pas viti. Të dhënat tregojnë se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit (AKSHI) ka investuar vitin e kaluar 3,4 miliardë lekë ose 34 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës digjitale. Projekti më i madh i investimit prej rreth 6,3 milionë eurosh ishte në “Implementimi i e-Albania 2.0”.
Segmenti rrugor Qukës – Qafë Plloqë mori rreth 3 miliardë lekë ose 25 milionë euro financim me 2024, ndonëse nuk kishte një buxhet të planifikuar për lotet përkatëse.
Rruga e Arbrit vijon të marrë një pjesë të konsiderueshme të investimeve kapitale me një financim prej 3.5 miliardë lekësh më 2024, duke u renditur në krye të listës së projekteve të mëdha të investimeve.
Financime të mëdha ka marrë edhe zgjerimi i Autostradës, Tiranë -Durrës, rruga Berat -Ballaban.
Nga funksionet e tjera të qeverisë një seri projektesh nga Ministria e Turizmit ndonëse ishin programuar nuk u realizuan. Realizim të dobët kanë pasur disa investime në ushtri. Funksionet e Ministrisë së Ekonomisë, kryesisht pjesa kulturës nuk ka mundur të realizojë shumë projekte të planifikuara. Investimet për shkencën dhe arsimin gjithashtu kishin ecuri të dobët. Fondet ujësjellësit dhe mbështetja për energjinë nuk ecën sipas programit./MONITOR
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128