
E BUJSHME/ Klubi i njohur spanjoll monitoron Armando Brojën, gati të bëjë lëvizjen për sulmuesin kuqezi në verë

Armando Broja nuk e di ende se ku do të jetë e ardhmja e tij pasi të mbyllet ky edicion. Sulmuesi është huazuar nga Çelsi te Evertoni por londinezët i kanë bërë të qartë se nuk ka më vend në radhët e bluve pasi të ketë përfunduar kjo periudhë huazimi.
Kjo ka sjellë pasiguri për të ardhmen e Brojës, por duket se në skenë ka dalë një hipotezë shumë interesante për sulmuesin shqiptar. Sipas portalit të specializuar për merkaton, “Fichajes”., Broja ka përfunduar në radarët e një prej klubeve më të njohura në Spanjë, Selta Vigos.
Ky i fundit po kërkon një lojtar me tiparet e Brojës për repartin e vanacuar, të fortë fizikisht, por edhe me teknikë të pëlqyeshme, në mënyrë që të përforcojë radhët për edicionin e ardhshëm, ku shpreson të jetë pjesëmarrës në kompeticionet ndërkombëtare pas është më garë për nëëj vend mes skuadrave që do luajnë në Europë.
Bëhet e ditur se Broja po monitorohet me vëmendje si për atë që po jep në fushë e lojës, ashtu edhe me situatën kontraktuale të tij, pasi spanjollet shpresojnë të marrin një çmim “okazion” nga Çelsi i dëshpëruar që të mbushë arkat, nëse do të bindin lojtarin që të transferohet në La Liga.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128