“E ke zemrën e zënë, kam qenë në kafe me shoqen e tij”, plas keq mes Laertit dhe Rozanës

22 Mars 2025, 22:49 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“E ke zemrën e zënë, kam qenë në kafe me shoqen e
Rozana e akuzon Laertin se marrëdhënia me Valbonën është lojë dhe se ai ka një person jashtë.

Laerti: Çështja është shumë e thjeshtë… Nuk janë kardiologe, nuk e dinë si janë ndjenjat e mia. Rozana doli me një teori që unë e kam zemrën të zënë. Se çfarë pune ka ajo me zemrën time. Kur them që e kam mikeshë, Rozana thotë jemi thjesht të njohur. Si del e thotë e kam zemrën të zënë kur jemi të njohur? Nuk mund ta dish pas një viti e gjysmë.

Rozana: Nuk e shpika vetë, e kam parë dy javë para hyrjes në këtë shtëpi.

Laerti: Se unë mund të kujtoj dikë me të cilën kam qenë në një periudhë kohe, nuk do të thotë që e kam zemrën të zënë. Rozana është akuzuar se ka hyrë në raportin e Eglit dhe Gjestit pastaj ka ndërhyrë tek Lori dhe Jozi, tani ndërhyn tek unë dhe Valbona.

Rozana: Po çfarë të bëj? Të të shoh ty duke gënjyer? Ky e ka dashurinë me fjalë këtu. Dashuria është me gjeste. Në moshën tënde…

Laerti: Ma trego si bëhet dashuri në këtë moshë?

Rozana: Dashurinë e Laertit me fjalë nuk e kuptoj. Njëherë ka qenë pervers, njëherë Valbonës i ka thënë nuk dua të të shoh…Unë e di që ti e ke zemrën e zënë. Dy javë para se të hynim këtu më ke kapur te shkallët e pallatit dhe më ke bërë këtë muhabet. Kam qenë në kafe me Laertin dhe shoqen e tij. Më pas e kam takuar tek shkallët dhe më ka folur vetëm për të. Kjo ka ndodhur vetëm dy javë para se të hynim këtu. Je përplasur me vajzën në rrugë tek “Tirana e Re”. Tani pyetja ime është: Çfarë ka bërë këtu si lojtar? Çfarë ka treguar nga jeta e tij? Çfarë ka sjellë nga vetja? Kur dola unë lojtare si Gerta?

Laerti: Ka ndodh para 1 viti e gjysmë, dy.

Laerti: Me Gertën të bashkon fakti që thoni të njëjtat gjëra. Jeni të dyja të forta. Në krahasim me ty, unë i vlerësoj të gjithë banorët.

Ledion Liço: Nga televotimi i sotëm, a duhet të dalë Laerti?

Rozana: Sot rrezikon Ola. I them që është lojtar 0. Ka nevojë për mua si lojtare. Çfarë ka treguar Laerti, kur dola unë lojtare e njëjtë me Gertën, pasi iu sula Laertit?  Veç historisë me Bonën që ka stisur s’ka bërë asgjë në shtëpi.

 

Po ndodh...