
Raketa e SpaceX mbërrin në Stacionin Hapësinor, do të kthejë në tokë astronautët e NASA-s

Një kapsulë SpaceX Crew Dragon është ankoruar me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), duke i hapur rrugën kthimit të astronautëve Butch Wilmore dhe Suni Williams në Tokë, pas një qëndrimi të zgjatur prej më shumë se nëntë muajsh.
Dy astronautët amerikanë duhej të kalonin vetëm tetë ditë në ISS si pjesë e një misioni testues të anijes Starliner të Boeing, por probleme teknike me këtë mjet i detyruan të qëndrojnë shumë më gjatë. NASA vendosi të mos rrezikojë një kthim me Starliner, duke i kthyer ata me kapsulën e SpaceX.
NASA konfirmoi se udhëtimi i tyre i kthimit do të nisë brenda kësaj jave, por gjithçka varet nga kushtet atmosferike. “Butch dhe Suni kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe mezi presim t’i rikthejmë në shtëpi,” deklaroi Steve Stich, menaxher i programit të ekuipazhit komercial të NASA-s.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128