
Reshjet e borës bllokojnë transportin në Bosfor, anulohen disa fluturime nga Stambolli

22 Shkurt 2025, 17:37 / BOTA
Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Stamboll, të cilat vazhdojnë për të tretën ditë, trafiku i anijeve në Bosfor është mbyllur sot në të dy drejtimet, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.
Turkish Airlines njoftoi se disa fluturime për dhe nga aeroporti i Stambollit, të cilat ishin planifikuar për nesër, janë anuluar për shkak të reshjeve të borës , raporton Hurriyet.
Shkollat në Stamboll do të mbyllen të hënën për shkak të ngricave të forta, gjë që pritet të bëjë që autobusët e shkollave të mos funksionojnë. Që nga mesnata e së premtes, motoçiklistëve dhe shërbimeve të korrierëve u ndalohet të vozisin në Stamboll deri në një njoftim të dytë.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
Nga Irena Beqiraj
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128