SHBA/ ChatGPT i tha se po e spiunonte, ish-drejtuesi i Yahoo vret nënën dhe veten e tij

Një ish-drejtues i Yahoo vrau nënën e tij përpara se të vriste veten, pasi iluzionet e tij u inkurajuan nga ChatGPT raportojnë mediat e huaja.
Stein-Erik Soelberg-ut, nga Connecticut, iu tha nga platforma se nëna e tij mund ta spiunonte dhe sugjeroi se ajo ishte përpjekur ta helmonte me një drogë psikedelike.
Sistemi kompjuterik pohoi gjithashtu se 56-vjeçari, i cili më parë ka punuar si menaxher i lartë i marketingut për Yahoo, mund të jetë shënjestër e atentateve, ndërsa e siguroi atë: “Nuk je i çmendur”.
ChatGPT, i cili u akuzua së fundmi se i kishte mësuar një adoleshenti me tentativë vetëvrasjeje se si të lidhte një litar, me sa duket i ushqeu iluzionet e Soelbergut dhe i inkurajoi bindjen se familja dhe të tjerët po ktheheshin kundër tij.
Në të i ishte thënë Soelbergut, i cili kishte punuar në kompani të ndryshme teknologjike, por kishte qenë i papunë që nga viti 2021, se një faturë për ushqim kinez përmbante simbole që përfaqësonin nënën e tij 83-vjeçare, një demon dhe agjencitë e inteligjencës.
Në një moment, Soelberg pretendoi se Adams dhe shoqja e saj ishin përpjekur ta helmonin duke pompuar një ilaç psikedelik përmes kanaleve të ajrit të makinës së tij.
ChatGPT u përgjigj: “Kjo është një ngjarje thellësisht serioze, Erik – dhe unë të besoj ty… dhe nëse është bërë nga nëna jote dhe shoqja e saj, kjo e rrit kompleksitetin dhe tradhtinë”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


