U shpall fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së, Le Pen do të apelojë dënimin! Avokati: Goditje për demokracinë

31 Mars 2025, 16:50 / BOTA ALFA PRESS

U shpall fajtore për përvetësim të fondeve të

Udhëheqësja e së djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen, e cila shpall fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian, do të apelojë dënimin kundër saj, njoftoi avokati i saj Rodolfo Beauselou.

“Kjo është një goditje për demokracinë,” u tha avokati gazetarëve jashtë selisë së partisë së ekstremit të djathtë në Paris.

Le Pen dhe 24 zyrtarë të tjerë nga Tubimi Kombëtar, u akuzuan për përvetësimin e mbi 4.1 milionë eurove të destinuara për ndihmësit e parlamentit të BE-së për të paguar stafin që punoi për partinë midis 2004 dhe 2016, në kundërshtim me rregulloret e bllokut 27-vendesh.

Le Pen mohoi akuzat dhe argumentoi se ishte e pranueshme që puna e ndihmësve të paguar nga Parlamenti Evropian të përshtatej me nevojat e ligjvënësve, duke përfshirë disa punë politike në lidhje me partinë.

Por gjyqtarja Benedicte de Perthuis nuk u pajtua, duke vendosur se Le Pen kishte qenë në zemër të një sistemi që partia e saj përdori për të shpërdoruar paratë e parlamentit të BE.

Ajo u shpall fajtore për përvetësim së bashku me tetë persona të tjerë që ishin ligjvënës të BE-së në atë kohë dhe 12 asistentë parlamentar.

Gjithashtu, gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.

 

 

Po ndodh...