Çelësat brenda në makinë/ Një person vjedh automjetin në Pogradec, por më pas…

9 September 2026, 20:24 / AKTUALITET ALFA PRESS
Çelësat brenda në makinë/ Një person vjedh automjetin

Një automjet është vjedhur në qytetin e Pogradecit.

 Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ku një shtetas ka gjetur një mjet në lagjen nr 1 dhe e ka vjedhur.

Sipas të dhënave, mjeti ka patur çelësat të vendosura brenda tij ndërsa pronari ndodhej pak më tutje. Pas marrjes së informacionit, komisariati i policisë Pogradec ka arrestuar pak minuta më pas autorin e identifikuar si Aurel Hamolli.

 Ky i fundit është shoqëruar në polici ndërsa mësohet se edhe është arrestuar. Vijojnë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Po ndodh...