Chivu: Mourinho është i veçantë për mua, por nuk e kam kopjuar kurrë

Interi e nis aventurën në Champions League me një përballje të madhe ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabéu”, ndërsa trajneri Cristian Chivu shfaqet i bindur se skuadra e tij duhet të jetë në lartësinë e historisë së klubit.
Pas një starti perfekt në kampionat, me tri fitore në tri ndeshje, zikaltrit përballen me skuadrën e drejtuar nga José Mourinho. Për Chivun, ky është një moment i rëndësishëm për të treguar ambiciet e Interit në Evropë.
“Kemi detyrimin të shkruajmë faqe të rëndësishme në historinë e Interit. Standardet që ka vendosur ky klub janë shumë të larta dhe ne duhet të vazhdojmë t’i mbajmë ato”, deklaroi Chivu në konferencën për shtyp. Trajneri rumun foli edhe për José Mourinhon, me të cilin ka një marrëdhënie të veçantë që prej kohës kur të dy ishin pjesë e Interit.
“Për mua Mourinho është një person shumë i veçantë. Kam pasur fatin ta njoh dhe më ka ndihmuar të kaloj një periudhë të vështirë në jetën time. Nuk do ta harroj kurrë”, u shpreh ai. Chivu theksoi se nuk ka ndërmend të kopjojë ish-trajnerin e tij dhe se Interi do të kërkojë të luajë me identitetin e vet edhe në Madrid.
“Nuk kam kopjuar kurrë një trajner dhe nuk dua ta bëj. Edhe në Bernabéu nuk duam të ndryshojmë identitetin tonë. Duam të jemi dominues”, tha Chivu. Përballë një kundërshtari me potencialin e Real Madridit, tekniku i Interit pranoi se nuk ekziston një formulë perfekte për suksesin.
“Real Madridi ka lojtarë që mund të krijojnë probleme pavarësisht planit të lojës. Duhet të jemi gati për çdo situatë”, shtoi ai. Në fund, Chivu foli edhe për objektivin në fazën e ligës së Champions League. Sipas tij, Interit i duhen të paktën 16 pikë për të shmangur fazën e play-off-it, edhe pse kjo shifër mund të mos jetë e mjaftueshme. “Do ta marrim ndeshje pas ndeshjeje, duke nisur me Real Madridin. Duam të jemi konkurrues dhe të shkruajmë faqe të reja në historinë e Interit”, përfundoi trajneri zikaltër.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128