Dalin detaje të reja nga atentati në Gjirokastër, tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë me telefon

11 October 2026, 10:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dalin detaje të reja nga atentati në Gjirokastër, tritoli

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli dhe mbeti i plagosur Erigers Mela. Paraprakisht, dyshohet se lënda plasëse e vendosur në automjet mund të jetë aktivizuar nga distanca, përmes një telefoni.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, pranë Gjykatës së Gjirokastrës. Beqir Devolli, i cili drejtonte automjetin, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa po transportohej me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi.

Ndërkohë, Erigers Mela, i cili ndodhej në automjet në momentin e shpërthimit mbeti i plagosur, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve, Devolli nuk kishte raportuar konflikte të hapura. Ai rezulton të jetë dënuar në vitin 2012 për transport të paligjshëm të emigrantëve. Familja e tij banon në një fshat të qarkut të Gjirokastrës, ndërsa vetë ai e kalonte pjesën më të madhe të kohës në Tiranë.

Deri më tani, motivi i atentatit mbetet i paqartë. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar mënyrën e aktivizimit të lëndës plasëse dhe personat përgjegjës për vendosjen e saj.

 

Po ndodh...