Shpërthimi i makinës në Gjirokastër, ndërron jetë shoferi i makinës

11 October 2026, 08:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati me tritol në Gjirokastër, ndërron jetë Beqir

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol në qendër të Gjirokastrës, mbrëmjen e kaluar, ka përfunduar me një viktimë dhe një person të plagosur.

Beqir Devolli, i cili drejtonte automjetin tip “Benz” që u hodh në erë, ka ndërruar jetë në ambulancë, gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe Rigers Mela, i cili, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet paraprake janë se shënjestër e atentatit mund të ketë qenë Rigers Mela. Në vitin 2025, atij i ishte djegur edhe automjeti, një ngjarje që po ashtu mund të jetë pjesë e pistave që po shqyrtohen nga hetuesit.

Po ndodh...