
Rama, Veliaj, Balluku, Ahmetaj, Balla… prej një viti në SPAK, pse po i fshehin?!

Ndërkohë që zgjedhjet e radhës po afrojnë, (ato lokalet të 14 majit), duket se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të përsëritur të njëjtin skenar, si në ato të mëparshmet.
Përveç armës së tij “sekrete” patrozhanistët, “Pakos së madhe” me shpërblime për shumë kategori të cilat duket se po i shtyn që ti lëvrojë pak përpara zgjedhjeve, “blerjeve” të faktorëve politikë siç bëri me Agron Çelën e Metajt në Shkodër, investimit nëpërmjet oligarkëve të përbashkët për të mbajtur opozitën në gjendje kome, edhe përdorimi i financave të shtetit ashtu si në 25 prill të vitit të shkuar, duket se do të vihen sërish në dispozicion të sigurimit të votave.
Kjo u pa qartë edhe në skandalin e zbuluar së fundmi nga Belind Këlliçi në bashkinë Tiranë, ku Erion Veliaj ndërton rrugë me paratë e bashkisë dhe shifrën e madhe të fituesit të tenderit, synonte që ta përdorte për të siguruar vota për një rizgjedhje.
Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore dhe vendosja e resurseve të shtetit në funksion të mbledhjes së votave nga partia që është në pushtet, në zgjedhjet e përgjithshme të kaluara kur Rilindja fitoj në mënyrën më të dhunshme dhe mafioze, ishte edhe një nga konstatimet më alarmuese të raportit të OSB-ODHIR.
Gjithashtu duke nisur që nga skandalet e dosjeve “184” dhe “339”, (Ku dolën të përfshirë që nga Edi Rama, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri e shumë zyrtarë të shtetit dhe policisë), të cilat përfunduan me disa dënime qesharake komisionierësh fshatrash, opinion publik dhe opozita kanë kërkuar me alarm që drejtësia ti japë fund mafies shtetërore zgjedhore. Dhe për këtë janë bërë edhe denoncime penale konkrete, në strukturën përgjegjëse SPAK.
Konkretisht në datën 6 janar të këtij viti, u bë plot një vit që në Prokurorinë e Posaçme gjendet një dosje voluminoze në formën e një kallëzimi penal ndaj gati gjithë kupolës së Partisë Socialiste dhe shtetit shqiptarë të përfshirë në krim elektoral, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2025.
Padia në SPAK për drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë, u bë në emër të Partisë Demokratike zyrtare në kohën që Sali Berisha dhe ndjekësit e tij e akuzonin lidershipin e saj, si të “shitur” te pushteti.
Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se kanë përdorur funksionin publik për interes elektoral:
Edi Rama, Kryeministër
Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi
Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit
Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë
Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz
Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak
Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë
Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë
Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit
Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë
Të gjithë këta emra të cilët de fakto janë shteti dhe partia në pushtet për më shumë se 10 vite duke fituar zgjedhjet “për qejf”, akuzohen për 2 vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Në kallëzimin penal të dorëzuar faktohet përfshirja e Edi Ramës, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj, në aktivitete që kanë të bëjnë kryesisht me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikateve të legalizimit apo investimeve të tjera publike.
Ka kaluar një vit dhe SPAK në njoftimet apo bilancet e tij, nuk ka dhënë asnjë njoftim se çfarë po bën me këtë dosje. Alfapress.al u interesua së fundmi edhe te Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike dhe përgjigjja është: Që nga moment që Gazmend Bardhi ka dorëzuar kallëzimin penal, nga Prokuroria e Posaçme nuk kemi asnjë njoftim për ecurinë, apo mbylljen e këtij hetimi.
Pra duket se kjo çështje sensitive po tentohet që të kalohet në heshtje ndërkohë që Edi Rama ka vënë në veprim të njëjtin skenar edhe për zgjedhjet e radhës. Ambasadorja Yuri Kim përpara zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK, e tha hapur që mbi prokurorinë speciale po ushtrohen ndërhyrje, tentativë kapje dhe deri edhe shantazh.
Aty brenda janë të përzier në çështje në hetim nga të gjithë llojet e pushtetarëve, ish-pushtetarëve dhe ngjyrat politike; fut dorën dhe nxjerr enturazh të Ramës dhe Berishës. Është e vërtetë që publiku pret nga SPAK veprime të forta për Inceneratorët, Gërdecin etj, por çështja e mafies zgjedhore duhej të ishte krye-prioritet.
Sepse skema e klasës politike të Tranzicionit 32 vjeçarë në Shqipëri, tashmë dihet: Kap votën me çdo mënyrë, merr pushtetin, vidh pasuritë dhe financat e shqiptarëve nëpërmjet tij, me këtë pushtet dhe pasuri merru sërish votën…dhe kështu pambarim!/Alfapress.al
-
-
-
Lajeni halen se ju mori shalët
9 Janar, 21:22

Fijet e nëndheshme që lidhin Sali Berishën me Edi Ramën!
ide

Gëzuar 1 prillin, ditën e ngjalave të Metës!


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128