Rrëfimi prekës i 90-vjeçares: Kisha 4 fëmijë, kam 7 vite që jetoj në azil, burri vdiq…

1 Tetor 2024, 19:31 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Rrëfimi prekës i 90-vjeçares: Kisha 4 fëmijë, kam 7
Zonja Liri ka 7 vite që jeton në një qendër rezidenciale për të moshuarit, ajo ishte këtë të martë e ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania ku ka treguar për jetën e saj.

Ajo tha se kishte katër fëmijë, por djali i vetëm mes tre vajzave ka dy vite që i ka ndërruar jetë, ndërkohë rrëfen se është bërë edhe stërgjyshe. Pas vdekjes së burrit, duke i pasur të gjithë fëmijët në emigrim ajo vendosi të shkonte në qendrën për të moshuarit në mënyrë që ditët e saj të ishin të mbushura me njerëz

Unë kisha katër fëmijë, tre çupa dhe një djalë. Djali s’ka bërë dy vite që ka vdekur. Kam tre çupa. Shtëpinë e kisha në kat të pestë. Unë isha vetëm, se burri më vdiq, nuk kisha njeri për ndihmë. U sëmura. Më ndihmonte ndonjëherë një nip, por nuk kisha njeri brenda. Njeriu ka shumë nevojë në jetë, për të psonisur, për ysmet, kështu që vendosa të vij në qendër. U mora vesh me telefon dhe shkova te Lili (zonja që drejton qendrën).

Këto 7 vite te Lili kam qenë shumë e lumtur. TË mos më kishte vdekur djali s’ka vend më të lumtur për mua. Brezi jonë jemi shumë të vuajtur. Ne dolëm nga hiçi kemi punuar shumë orë. Djalin dhe vajzat i kisha në Itali, ndaj u detyrova të shkoj atje. Se unë kam shkuar në Itali jam operuar, kam shkuar tre vite në Greqi, por konditat e mia ishin më të mira në Shqipëri dhe ata kanë fëmijët e tyre. Unë jam bërë stërgjyshe”,-tha e moshuara.

Po ndodh...