
Eurostat: Inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare. Ja çfarë do të thotë


Sipas metodologjie së Eurostat, inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare.
Sipas të dhënave nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (EUROSTAT), në muajin Janar 2025 është 2,4%, ndërsa sipas matjeve të brendshme (INSTAT) inflacioni i janarit ishte 1.9%.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 5,8% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3,6%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,9% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7%, “Shërbimi arsimor” me 1,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5%, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 1,2% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9%.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,1%. Në muajin Janar 2025, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,4%.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,4%, “Shëndeti” dhe “Transporti” me 0,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,4%, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” 0,1%.
Nga vendet europiane çmimet më të larta ishin në Hungari dhe Rumani dhe Kroaci ( shikon grafikun bashkëngjitur) ndërsa niveli më i ulët ishte ne Zvicër, Danimark, Itali.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.
IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.
Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve ndërmjet muajit korrent me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korrente në nivelin e çmimeve, po mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo muaj Ndryshimi mujor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve të muajit korent me muajin e mëparshëm.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacionit të konsumit.
IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar në çmimet e mbledhura në të njëjtat njësi tregtare, përdorin të njëjtën klasifikim të produkteve dhe ndajnë të njëjtën metodologji të hartimit të indeksit, por IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, ndërsa IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.
IÇK përmban 331 produkte, ndërsa IHÇK përmban 329 produkte./ Monitor

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128