“Sistemi ka ende korrupsion”, Rama e pranon: E ka konstatuar edhe BE, s’është shkencë e madhe

25 Shkurt 2025, 09:26 / POLITIKË ALFA PRESS

“Sistemi ka ende korrupsion”, Rama e pranon: E ka konstatuar edhe

Kreu i qeverisë Edi Rama, në rubrikën Sy m’Sy, është shprehur se procesi i të gjithë hartëzimit digjital të pronës ende nuk ka përfunduar dhe se cikli i titujve të pronësisë ende nuk është mbyllur, duke theksuar se “sistemi ka ende korrupsion, s’diskutohet”.

“Patjetër që qytetarët janë të drejtë të ankohen sa i përket çështjes së titujve të pronësisë ku është bërë një përparim i madh”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se edhe Bashkimi Europian e ka konstatuar këtë fakt, duke e vendosur në kushtet e përfundimit të negociatave.

“Brenda planit të negociatave që është fundi i vitit 2027, që për këtë na është lënë afat 2028 si një kohë e ndërmjetme kur negociatat konsiderohen të përfunduara teknikisht dhe çështja di të shkojë në nivelin e Këshillit Europian dhe pastaj do kalojë për tu ratifikuar anëtarësimi i Shqipërisë në vendet anëtare”, deklaroi Rama.

Edi Rama: Akoma nuk ka përfunduar procesi i të gjithë hartëzimit digjital të pronës dhe nëse sot sa i përket titujt të pronësisë, kemi një progres të konsiderueshëm sepse nuk ka më radha tek hipoteka, dhe shërbimi merret duke aplikuar online dhe vjen me postë, nuk e kemi akoma ciklin e mbyllur.

Jemi të vetëdijshëm që sistemi ka ende korrupsion, pikë dhe nuk diskutohet.

Por ama në planin e negociatave, sepse edhe BE e ka konstatuar këtë fakt që s’do një shkencë të madhe, dhe e ka vendosur një nga kushtet e përfundimit të negociatave që duhet të përfundojmë të gjithë hartëzimin digjital të pronës, dhe kur? Brenda planit të negociatave që është fundi i vitit 2027, që për këtë na është lënë afat 2028 si një kohë e ndërmjetme kur negociatat konsiderohen të përfunduara teknikisht dhe çështja di të shkojë në nivelin e Këshillit Europian dhe pastaj do kalojë për tu ratifikuar anëtarësimi i Shqipërisë në vendet anëtare. Patjetër që qytetarët janë të drejtë të ankohen sa i përket çështjes së titujve të pronësisë ku është bërë një përparim i madh.

Po ndodh...

ide