
Mblidhnin informacione rreth UÇK-së për Serbinë, akuzohen për spiunazh dy persona në Kosovë


Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit nën dyshimet për spiunazh.
Sipas aktakuzës së ngritur më 20 shkurt thuhet se Shabani dhe Qerimi kanë ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë me informacione të ndryshme që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën në Kosovë.
Në aktakuzë thuhet se Bedri Shabani nga një kohë e pacaktuar dhe deri në momentin e arrestimit të tij në shkurt të vitit 2024 ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) në mbledhjen dhe dërgimin e informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë eprorët e saj.
“Si dhe me ngjarje dhe objekte specifike të tilla si Spitali Ushtarak i UCK-së në fshatin (e redaktuar) dhe masakrën e (e redaktuar) në atë mënyrë që i pandehuri, të dhënat dhe informacionet në fjalë, ja kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, S.R., përgjegjës për (e redaktuar), si dhe kolonel B.J., ish-komandant i Policisë së Serbisë (e redaktuar) gjatë kohës së Luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e (redaktuar)”, thuhet në aktakuzë.
Tutje bëhet e ditur se transmetimin e këtyre informacioneve Bedri Shabani e ka bërë përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë, çka me këto veprime thuhet në aktakuzë se i pandehuri ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe të sigurinë e Republikës së Kosovës.
“Duke e ndihmuar ashtu BIA-n në krijimin e një narrative të pavërtetë me qëllim që të ndërlidhin Spitalin Ushtarak të UCK-së (e redaktuar), me të ashtuquajturën “(e redaktuar)” në (e redaktuar), kinse janë bërë trafikim organesh si dhe të vë nën dyshim të vërtetën e masakrës së (e redaktuar) duke kërkuar nga zyrtari i BIA-s dhe B.J., që të ndërmarrin veprime operacionale të cilat do të shkaktonin një konflikt të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzë.
Për këto veprime Bedri Jashari akuzohet për veprën penale të spiunazhit.
Ndërkohë për të pandehurin tjetër, Muharrem Qerimi në aktakuzë thuhet se ai, po ashtu nga një kohë e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit të tij në shkurt të vitit 2024 ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që lidhen luftën dhe pjesëtarët e UCK-së, emrat e eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve që tashmë janë të njohur (janë të redaktuar në aktakuzë), në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionit e të cilat ia ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, S.R, përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë.
“Me këto veprime i pandehuri ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe të sigurinë e Republikës së Kosovës”, për çka akuzohet për veprën penale të spiunazhit.
Muharrem Qerimi akuzohet edhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi apo posedim të paautorizuar të armës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij i është gjetur një armë e tipit ekol tuna dhe disa fishekë.
Deri më tani nuk është e konfirmuar se për cilën masakër bëhet fjalë.
Megjithatë është raportuar se me informacionet që ka shpërndarë tek BIA, Bedri Shabani synonte ndërrimin e narratives për vërtetësinë e masakrës së Reçakut.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128