Paraqitje pozitive, Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

25 Shkurt 2025, 13:50 / SPORT ALFA PRESS

Paraqitje pozitive, Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Berat Gjimshiti është përfshirë në formacionin e javës në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës zhvilloi një paraqitje pozitive ndaj Empolit, deri në minutën e 63-të, teksa u detyrua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi.

Përveç përformancës së mirë, Gjimshiti dhuroi asist në golin e Reteguit, në minutën e 33-të.

32-vjeçari kuqezi ka luajtur 23 ndeshje në kampionat në këtë sezon. Për të, ky është edicioni i shtatë radhazi në Bergamo.

 

Po ndodh...