
Azgan Haklaj kandidat i Koalicionit Euroatlantikë në qarkun e Tiranës: Besoj në shpirtin e lirë të atdhetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Kandidati për deputet i Demokratëve Euroatlantikë, Azgan Haklaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun e Tiranës, nën siglën e Koalicionit EuroAtlantik.
Në një deklaratë publike, Haklaj e cilëson këtë kandidim si një nderim dhe përgjegjësi të madhe, duke falënderuar strukturat e partisë për votëbesimin. Ai thekson angazhimin e tij të gjatë në politikë, demokraci dhe çështjen kombëtare, si dhe sfidat e shumta që ka kaluar në karrierën e tij.
Haklaj nënvizon se Koalicioni EuroAtlantik synon të sjellë një kulturë të re politike, të bazuar në transparencë, meritokraci dhe luftë kundër korrupsionit. Ai fton qytetarët e Tiranës t’i besojnë votën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Postimi i plotë i Azgan Haklaj:
Më besoni t'ju shërbej!
Të dashur demokrate e demokratë opozitarë, qytetare e qytetarë të nderuar të Qarkut të Tiranës!
Jam Azgan Haklaj "Mjeshtër i Madh" e ju bëj me dije publikisht se e vlerësova si nderim dhe privilegj votëbesimin e këshillit kombëtar të demokratëve euroatlantik' dhe e pranova me përgjegjësi që të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 11-të majit nën siglën: "Koalicioni EuroAtlantik" në Qarkun e Tiranës.
Respekt e mirënjohje për besimin e strukturave tona.
Filozofi Arthur Schopenhauer në ka lënë një maksimë:
"Çdo madhështie i dridhen gjunjët para modestisë"!
Gjithmonë e kam dashur modestinë por përtej saj aspak për vetëvlerësim por për hir të transparencës për publikun po e përshkruaj me argumente shterruese aktivitetin tim.
Kam lindur në Malësinë e Gjakovës, (Tropojë).
Me gjak nga baba dhe nëna rrjedh nga dy familje të mëdha patriotike të Gashit dhe Krasniqes që për më shumë se dy shekuj u shquan në betejat për liri e çlirim kombëtar nga pushtuesit e shumtë deri tek lufta çlirimtare e fundit për çlirimin e Dardanisë, (Kosovës).
Nëpër betejat spartane e kanë derdhë gjakun dhe kanë lënë në fushën e nderit disa deshmorë.
Jam i martuar dhe baba i tre femijëve.
Me profesion, artist, ekonomist, jurist.
Disa vite kam punuar si ekonomist në zyrën e punës Tropojë, në Bankën Kombëtare Tregtare dega Tropojë, përgjegjës i administratës në Bashkinë Bajram Curri.
Jam rreshtuar në levizjen demokratike dhe forumet e saj që nga fillimi si drejtues i forumit rinor, sekretar dhe kryetar i degës së PD-së, e në vijim si n/kryetar i Bashkisë Bajram Curri, kryetar i këshillit bashkiak të kësaj bashkie, z/kryetar i Qarkut Kukës.
Në vitin 2001 ndonëse i burgosur politik jam zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Malësisë së Gjakovës, (Tropojë) 2001-2005!
Me një grup intelektualesh e rithemeluam PD- në e Tropojës pothuajse të asgjesuar dhe jam votëbesuar dy mandate për të drejtuar këtë degë në momentet më të vështira në vitet 1997- 2005,.
Kundër meje u hartuan shumë skenare, kurthe, intriga dhe u organizuan disa atentate për të më eliminuar politikisht dhe fizikisht.
E gjithë ajo qëndresë epike u bë me sakrificë, me kosto të madhe përsonale dhe familjare duke u përballur me prangat politike, plumbat, blindat, minat e krimit të organizuar simbiozë me pushtetin, por falë zotit e me ndihmën e tij dhe mbështetjen e demokratëve qëndrestarë i'a kemi dalë triumfalisht.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2003 e gjithë Malësia e Gjakovës (Tropoja) me votim plebishitar u bë blu.
Ngadhënjyem përballë ekspeditës ndëshkimore të pushtetit i cili u hakmor në mënyrë primitive ndaj meje, familjes time e demokratëve qëndrestarë.
Të gjitha ngjarjet e rënda janë pasqyruar në emisionin investigativ xhungël "shpërthimi".
Këtë roman të përgjakur e kanë denoncuar me forcë të gjitha institucionet prestigjioze botërore të të drejtave të njeriut edhe OSBE (ODHIR) dhe Departamenti Amerikan i SHtetit, DASH.
U zgjata pak me këtë histori për të përgënjeshtruar propagandën e shfrenuar gjithë këtë kohë ndaj meje dhe argumentuar se nuk kam qenë kurrë pjesë pazaresh e marrveshjesh okulte apo lobingjesh të oligarkisë politike, ekonomike, mediatike por jam farkëtuar në mejdanët për liri e demokraci dhe se asgjë kurrë nuk mu ka dhuruar politikisht, apo dhënë për lëmoshë.
Paradoksalisht në zgjedhjet e vitit 2005 edhe pse isha i propozuar në 12- të zona elektorale lidershipi i kohës më në krye Sali Berishën me forcën e pushtetit partiak më ndaluan kandidimim dhe më mënjanuan në të gjitha ciklet zgjedhore për rreth 20 vite, por unë asnjëherë nuk u largova nga PD-ja duke qëndruar anëtar i thjeshtë i saj, mbeshtetës për të në të gjitha fushatat elektorale.
Kam përcjellur shpesh ikanakë gjoja për parime e me kanë gjetur aty kur janë rikthyer për karrike.
Me dt 8 janar të vitit 2022 natyrisht që kam qënë në Selinë e PDSH-së kur Sali Berisha orkestroi një sulem të paprecedent' në histori me një arsenal armësh mesjetare për t'a marrë me dhunë shtëpinë e lirisë, por u thye keq e u kthye me bisht ndër shalë.
Ne u bëmë barrikadë njerëzore dhe e mbrojtëm selinë pa u inkriminuar, por është e pabesueshme se si prokuroria e ka pushuar çështjen penale ndaj sulmuesve pasi e mbajti të hapur derisa u finalizua ujdia Rama- Berisha me disa kapituj.
Kjo ujdi e radhës riktheu marrveshjen e turpshme të vitit 2008, pas krimit shtetëror të Gerdecit.
Me atë marrveshje asgjesuan votën e lirë, morën peng demokracinë, pluralizmin politik, shtetin e së drejtës.
Pas deshtimit me turp për t'a marrë me dhunë Selinë e demokratëve Sali Berisha i'a arriti qëllimit me mbështetjen e Edi Ramës dhe e grabiti vulën me një dosje të falsifikuar të kuvendit të 11-të dhjetorit të vitit 2021 duke përvetësuar e ushtruar në mënyrë të paligjshme titullin zyrtar, për të cilin ka një padi penale në SPAK.
Ne ju kemi drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë dhe e presim me durim vendimin por kemi gjetë rrugën ligjore për të marrë pjesë si alternativë konkuruese në zgjedhjet e dt 11-të maj të vitit 2025, prandaj do të na kenë përballë Trekëndëshi i Bermudës koalicioni "Agimi i Artë" dhe federata gërdecare antiamerikane, antiSPAK.
Paralelisht me antivitetin politik, si artist i kualifikuar në fushën e koreografisë kam dhënë kontribut të spikatur në më shumë se tre dekada e jam nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare së bashku me "Ansamblin Dardania të Tropojës".
Në cilësinë e udhëheqësit të Unionin Artistik të Kombit Shqiptar "Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut" kam kontribuar mbi 20 vite si producent spektaklesh artistike, festivalesh kombëtare duke mbledhur së bashku vlerat nacionale kulturore për të realizuar unifikimin shpirtëror të Kombit tonë.
Kam shkelur fizikisht, artistikisht e politikisht ç'do pëllëmbë toke të trojeve tona etnike nga Mitrovica në Çamëri, nga Presheva në Ulqin, nga Prishtina në Shkup e Tetovë.
Asnjëherë nuk jam stepur, megjithse kam rrugëtuar përmes shumë pengesash por kam mbrojtur pa kompromis fjalën e shkrimin e lirë, demokracinë dhe kombin.
E kam përmbledhur angazhimin tim në 13-të libra publicistikë, me analiza, opinione, shqyrtime, refleksione politke e kombëtare.
Me librin "Shteti komb domosdoshmëri historike" kam mbrojtur master-in shkencor me temë:
"Veshtrim historik analitik rreth shtet- kombit shqiptar"!
Të nderuar qytetarë e qytetare të Tiranës:
Unë s'kam patur çfarë t'i jap demokracisë e Kombit tim përveçse fjalës, këngës dhe valles, e në fakt i'a kam dhënë me devocion!
Këtë aktivitet disa vjeçarë e kam përmbledhur në një libër dossier.
"Për kombin për demokracinë"!
Ky ka qënë misioni im për të cilin jam vlersuar nga institucionet shqiptare me të larta në trojet etnike.
Për veprimtarinë time nacionaliste si apolog i çështjes kombëtare ka reaguar me notë proteste qeveria Ruse e në vijim krejt bota sllave ndaj qeverisë së Tiranës në muajn maj të vitit 2011-të, pikërisht për sloganet e përdorura:
"Një Komb,-një gjuhë-një kulturë"!
"Një komb- një histori"!
Në të gjithë aksionin tim politik e njerëzor jam udhëhequr nga principe kombëtare dhe demokratike qëndrestare.
Si mijëra demokratë nuk jam ndjerë mirë që kauzat tona të lirisë, demokracisë dhe vokacionit oksidental EuroAtlantik u vodhën, u privatizuan dhe u manipuluan deri sa vunë në pikëpyetje ekzistencën tonë nga autokracia dhe oligarkia politike.
Kjo ma imponon sot si domosdoshmëri historike jo vetëm të kandidoj nën siglën e parimet e "Koalicionit EuroAtlantik" por edhe të besoj e apeloj tek ju për mbështetje maksimale që të mund të arrijmë një të ardhme më të mirë e të shpejtë për vendin dhe Kombin tonë.
Kjo nuk arrihet me slogane e revolucione por me votë lire.
Vota juaj është e ardhmja jonë.
Un' besoj në shpirtin e lirë të atdhetarëve në Tiranë dhe në Shqipëri.
Koalicioni EuroAtlantik nëse merr votëbesimin tuaj do të institucionalizojë në Shqipëri një kulturë tjetër politike, më njerëzore, më të moralshme më dinjitoze.
Kemi moralin, integritetin, përkushtimin dhe mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë.
Ashtu siç u finalizua platforma e dekriminalizimit edhe epoka pandëshkueshmërisë dhe paligjshmërisë do të marrë fund.
Në qëndër të programit tonë kemi interesin publik.
Ai ka bosht konservator gërshetuar me përkujdesje
sociale.
Përveç makroekonomisë ne do t'i kushtojmë vëmendje të veçantë mikroekonomisë.
Motoja jonë është:
Familje e fortë -shteti i fortë!
Trinia jonë e shenjtë janë familja-Atdheu besimi tek Zoti!
Qytetare e qytetarë të Tiranës!
Koalicioni EuroAtlantik do të çrrënjosë konceptin feudal të të zgjedhurve duke e zëvendësuar atë me sherbimin ndaj zgjedhësve.
Deviza jonë është rrëzimi i triarkisë sunduese dhe institucionalizimi i kontratës sociale të zgjedhësve me të zgjedhurin, zëvendësimi i sundimit me qeverisjen.
"Qeveri e popullit nga populli për popullin".
Doktrina jonë politike ka kryefjalë të saj vetingun politik, luftë të paepur korrupsionit, institucionalizimin e meritokracisë, rrëzimin e kultit të individit, despiunizimin, e dekomunistizimin, për të shkulur me rrënjë përfundimisht sherbëtorët e diktaturës që kanë mbajtur peng demokracinë për më shumë se tre dekada.
Misioni ynë është rrëzimi i regjimit hibrid oligarkik, kleptokratik, plutokratik kakistokratik,.
Rrezimi i triumviratit sundues Berisha-Rama, Metaj, çlirimi i demokracisë, pluralizmit politik, shtetit të së drejtës, për t'i dhënë fund mobokracisë dhe oklokracisë.
Vëllezër dhe motra!
Qytetarë e qytetare të Tiranës!
Kërkoj mbështetjen tuaj!
Më besoni t'ju sherbej!
Ju faleminderit!

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128