
Roma për Champions, skuadra e Ranierit e pandalshme, “poker” ndaj Monzës

Roma nuk di të ndalet. Skuadra e Claudio Ranierit mposhti të hënën në mbrëmje ekipin e Monzës me rezultatin e thellë 4 me 0, duke regjistruar rezultatin e 5 pozitiv radhazi. Një ekip i transformuar, me verdhekuqtë që në drejtimin e teknikut veteran po pedalojnë me ritëm kampioni.
Ndaj ekipit të vendit të fundit, Monzës sfida rezultoi sikundër pritej tepër e thjeshtë, me vendasit që realizuan nga dy gola për çdo pjesë. Salemakers në të 10 hapi derinë e golave për romanët me një të majtë mjaft të bukur, të kalibruar në cepin e djathtë të portës së miqve. Goli i dyfishimit të shifrave do të vnte në minutën e 32, teksa Shomurodov me kokë do të realizonte pas asistit të Soule.
Edhe pjesa e dytë do të kishte të njëjtën tablo, me vendasit që do të dominonin në fushën e lojës përballë ekpit të Alessandro Nestës. Goli i tretë do të realizohej nga Angelino që me një diagonale të bukur me të majtën gjeti cepin e portës për golin e tretë.
Dy minuta nga fundi ndërkohë pas një këndoreje do të ishte mesfushori Bryan Cristante që me kokë do të devijonte saktë topin drejt rrjetës për shifrat përfundimtare 4-0.
“Ranieri për Champions” shkruan ditën e sotme e përditshmja italiane Corriere dello Sport. Me teknikun italian që është faktori kryesor për ringritjen e Romës, teksa mori drejtimin e një skuadre që ishte pranë zonës së ftohtë, ndërsa aktualisht numëron 40 pikë dhe ndodhet në vendin e 9, në garë për të siguruar një nga pozicionet që të dërgon në kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128