
SPAK dhe GKKO goditi me 24 masa korrupsionin në Universitetin Bujqësor, Rama: Arrestime pa gjyq, do mbledh deputetët e PS


Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u shprehur se janë masa të lëshuara sipas tij, pa gjyq.
Kreu i qeverisë ka njofuar se nesër më 26 shkurt, në orën 9:00 do të mblidhet Grupi Parlamentar i PS, i cili do të dëgjojë me kërkesën e Rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.
Sipas kryeministrit, vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht.
Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030
Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128