
“Amerika nuk është më, ka ndryshuar rrugë”, Rama: SPAK u krijua nga PS, ne do e mbrojmë nga Berisha!


Kryeministri Edi Rama, në një dalje të drejtpërdrejtë për mediat, ka folur mbi luftën kundër korrupsionit dhe rolin e SPAK në sistemin e drejtësisë.
Ai theksoi se ky institucion është krijuar nga vullneti politik i Partisë Socialiste dhe se, ndryshe nga e kaluara, tashmë nuk ka më ndërhyrje nga SHBA.
Rama u shpreh se SPAK duhet të vijojë punën e tij me pavarësi dhe të sigurojë një drejtësi të drejtë, duke respektuar kulturën europiane të bashkëjetesës.
“Pjesa e fundit është lufta antikorrupsion, ky është vullnet i PS. Jemi para një fakti të thjeshtë. SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti politik i PS. SPAK e solli Amerika e mban Amerikan, Amerika do i fusi këta në burg. Sa për dijeni, Amerika nuk është më. Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, keni dëgjuar ndonjë deklaratë të ambasadës për SPAK apo për drejtësinë.
BE bëri një deklaratë për presione ose ndërhyrje, ato që thash do i them prap dhe nuk u heq asnjë presje sepse bëhet fjalë për një institucion që janë “baby institucion” por që të rrime te thelbi. Kush e mban e kush e mbron SPAK? Ju e dini që këneta është e përbetuar përmes gojës së bufit të vetë që do ta shkrijë SPAK apo jo. Nëse do të ishim dhe ne, dhe unë i interesuar, i trembur i shqetësuar siç përpiqen të më pikturojnë disa. Një fishkëllim bufit dhe e di si vinte bufi apo jo. E sillte tmerri që ka nga drejtësia, nga SPAK, me të kaluarën që nuk e blen dhe nuk e ndryshon dot. E persekuton çdo ditë e çdo natë. Nuk do hapte gojë Amerika se ka ndryshuar rrugë, filozofi mënyrën si i qaset vendeve etj.
Është puna e saj, puna e një superfuqie. SPAK është dhe do të jetë aty me mbështetjen e fuqisë së PS. Jemi vullneti i shumicës së popullit shqiptar, populli kërkon që SPAK të jetë aty të fuqizojë veten. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK dhe ju e dini shumë mirë çfarë po them, por ama pavarësia nuk mjafton. Kultura jonë në tërësi, SPAK duhet të luftojë me vetveten dhe të ketë parasysh që pavarësia duhet vënë e gjitha në funksion të një drejtësie të drejtë, por ama duke ruajtur të gjitha proncimet e kulturës së bashkëjetesës europiane. Nuk dua të bëj komente të tjera se nuk dua që kjo bisedë të mbyllet në një pikë, që është problematike. Cilido merret në pyetje duhet respektuar, këtu do kemi një problem të madh ne te mungesa e respektit dhe vlerësimit bazik të drejtës dhe lirisë kushtetuese”-shprehet Rama.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128