Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë!

30 Janar 2025, 14:55 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall datat e provimeve kombëtare të

Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi sot datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2024-2025.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu duke bërë të ditur datat i uroi suksese nxënësve të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin.

Sipas MAS, provimi i Gjuhës Shqipe do të zhvillohet më 19 qershor, Gjuha Amëtare për nxënësit e pakicave kombëtare më 20 qershor, Matematika më 25 qershor dhe Gjuha e Huaj më 30 qershor.

Gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar janë Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Provimet fillojnë në orën 10:00 dhe çdo provim zgjat 2 orë e 30 minuta.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128