‘Ëndërruam, vuajtëm, triumfuam’/ Koreografia e veçantë e Dardanëve në ndeshjen me Austrinë

4 October 2026, 19:14 / KOSOVA ALFA PRESS
‘Ëndërruam, vuajtëm, triumfuam’/ Koreografia e

Kosova priti në sfidën e radhës të Nations League Austrinë një ndeshje kjo e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës.

Me këtë rast tifozët dardanë  krijuan një koreografi të veçantë që pasqyron rrugëtimin e kombëtares së Kosovës gjatë kësaj dekade

‘Ne ëndërruam. Ne vuajtëm. Ne triumfuam-lexohet në banderolën gjigante të shfaqur në tribunat e stadiumit. Kosova aktualisht është në Ligën B të Nations League. Dardanët e nisën rrugëtimin e tyre nga Liga D  që është niveli më i ulët për t’u ngjitur më pas në Ligën C.

Dhe tani, kur Nations League është në edicionin e saj të pestë, Kosova është në Ligën B me ëndrrën për t’u ngjitur në Ligën A, ajkën e futbollit Evropian.

 

Po ndodh...