Tensionet SHBA-Iran, goditet me raketa një tjetër anije nafte që kalonte në Ngushticën e Hormuzit
Një anije cisternë është goditur nga një raketë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar dëme në dhomën e motorit.
Incidenti është bërë i ditur të hënën nga Organizata Britanike e Sigurisë Detare (UKMTO), e cila nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur sulmi.
Sipas UKMTO, ekuipazhi i anijes është i sigurt dhe nuk raportohet për viktima. Po ashtu, deri më tani nuk janë konstatuar ndikime mjedisore si pasojë e incidentit.
Autoritetet detare kanë nisur vlerësimin e situatës, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit dhe origjina e raketës që goditi anijen. Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit, por që me nisjen e luftës së SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, këta të fundit vendosën ta bllokonin rrugën detare, të cili Amerika iu përgjigj me bllokadë në të gjithë portet iraniane.
Incidenti vjen në një zonë që prej kohësh është nën vëmendjen ndërkombëtare për shkak të tensioneve të larta dhe rrezikut të përshkallëzimit të situatës së sigurisë. Kryerja e një vlerësimi të plotë pritet të ndihmojë në përcaktimin e rrethanave dhe përgjegjësve për goditjen e anijes.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
