103 ditë protestë/ Nis grumbullimi i qyetetarëve te sheshi Skënderbej, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen
Qytetarët janë mbledhur këtë të enjte në Sheshin “Skënderbej”, në ditën e 103-të të protestës kundër qeverisë. Protestuesit kanë nisur grumbullimin me flamuj, pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Tubimi vijon pas protestës së një dite më parë, e cila u shoqërua me një ndryshim të mënyrës së organizimit të aksionit. Protestuesit marshuan në disa prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.
Ndërkohë, edhe sot pritet që protesta të vijojë me marshim në rrugët e Tiranës. Mes thirrjeve të protestuesve janë “Rama jep dorëheqjen”, ndërsa një ditë më parë u dëgjuan edhe “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Para nisjes së marshimit, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë përcjellë mesazhet e tyre nga podiumi, duke kërkuar vijimin e aksionit qytetar kundër qeverisë.
Ambientalisti Sazan Guri u ka bërë thirrje protestuesve që të lënë mënjanë ndasitë.
“Kauza është më e rëndësishmja, ajo na mbledh, na organizon dhe na bën të harrojmë zënkat”, deklaroi ai. Mjeku Ermal Pashaj kritikoi qeverinë dhe kërkoi që qytetarët të vijojnë reagimin.
“Duhet të japim zgjidhje. Është futur dhe përçarje mes nesh. Nuk duhet të ndodhë. Duhet të reagojmë ndaj lakut në fyt që po na vë qeveria”, u shpreh Pashaj.
Protesta e sotme shënon ditën e 103-të të aksionit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave dhe përshkallëzimin e aksionit qytetar.
Po ndodh...
ide
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
Insistence on crime, the reason why Prime Minister Rama should resign
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128