“Aktivistët u arrestuan për qëllime politike”, aktivistja Vatnikaj: Gjykata u dha të drejtë. Të qëllosh zyrtarët me vezë s’është dhunë, por akt rebelimi
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 133-të kombëtare kundër qeverisë tha se gjykata liroi dy protestuesit, që qëlluan me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama.
Vatnikaj theksoi se aktivistët u arrestuan për qëllime politike.
Ajo nënvizoi se të qëllosh zyrtarët e lartë me vezë është akt rebelimi dhe jo dhune.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Jemi dhe do jemi në këtë shesh sepse shqiptarët kërkojnë revolucion.
Gjykata ka shpallur të paligjshme arrestimet e aktivistëve, që gjuajtën me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama. Policia i ka arrestuar dhe mbajtur në burg aktivistët në mënyrë të paligjshme. Aktivistët u arrestuan për motive politike. Të godasësh me vezë makinën e zyrtarëve s’është akt dhune, por është akt rebelimi. Nuk është akt dhune, ashtu siç e trajtuan Policia dhe Prokuroria.
Lirimi i aktivistëve është një lajm i mirë për çdo protestues, duke konfirmuar se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore e çdo qytetari. Ndërsa dy aktivistë u liruan, por një nga protestuesit para Kuvendit është ende në burg, teksa Balluku e akuzuar për korrupsion shkon e voton në parlament si pa të keq.
Policia vepron sipas urdhrave politikë, por duhet të arrestojë kryetarin e krimit të organizuar në Shqipëri, që është kryeministri.
Po ndodh...
ide
Who is not blackmailable and who can we trust?
The law was passed, now the test of sovereignty!
When humor becomes an alibi, a response to Filip Çakuli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
