Gafa e Manuel Neuer vendos një rekord, Bayerni i Mynihut pëson golin më të shpejtë në Bundesligë
Bayerni i Mynihut pësoi golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës gjermane. Në ndeshjen me Augsburgun, skuadra kampione e Gjermanisë e pa veten në disavantazh pas vetëm 8 sekondash lojë pas një gafe të Manuel Neuer.
Gjithçka ndodhi në momentin e shkelmimit të parë të topit nga ana e bavarezëve. Luis Diaz pasoi prapa te Neuer që e zgjati me kontrollin e tij. Nën presionin e Robin Fellhauer, portieri kampion i botës në 2014 tentoi të niste lojën te sulmuesi i djathtë, por sulmuesi i Augsburg interceptoi topin duke e marrë atë për të shënuar i pashqetësuar në portën e mbetur bosh.
Ky rekord i ri përmirëson me 1 sekondë, atë të shënuar nga Kevin Volland(me Hoffenheim në gusht të vitit 2015, gjithnjë kundër Bayernit të Mynihut) dhe Karim Bellarabi( me Leverkusen në gusht të 2023 kundër Borussia Dortmund). Përsa i përket ndeshjes, sfida mes Augsburgut dhe Bayernit të Mynihut u mbyll me barazimin 2-2, njw rezultat ky që e zbret skuadrën e Vincent Kompany në vendin e dytë, ndërkohë që në krye ngjitet Borussia Dortmund.
VIDEO e golit të Augsburg pas gafës së Neuer
Po ndodh...
ide
Who is not blackmailable and who can we trust?
The law was passed, now the test of sovereignty!
When humor becomes an alibi, a response to Filip Çakuli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
