Lajm i mirë për Portugalinë, Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet në kombëtare

2026-10-11 08:59:00 / SPORT ALFA PRESS

Lajm i mirë për Portugalinë, Cristiano Ronaldo pritet të

Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet te Përfaqësuesja e Portugalisë në muajin nëntor, pas largimit të tij të fundit nga grumbullimi i kombëtares.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, i cili ka bërë të ditur se ekziston vullnet i përbashkët për rikthimin e yllit portugez.

“Federata, trajneri Jorge Jesus dhe lojtarët janë të gjithë në një mendje: ne duam që Cristiano të rikthehet. Edhe ai është i gatshëm të kthehet, ndaj pres që të jetë me ne që në nëntor”, ka deklaruar Proença.

Presidenti i Federatës e ka cilësuar Ronaldon si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, duke lënë të kuptohet se Portugalia dëshiron ta ketë sërish në dispozicion kapitenin e saj.

Kështu, rikthimi i pesë herë fituesit të Topit të Artë në përfaqësuesen portugeze mund të ndodhë që në grumbullimin e radhës, në muajin nëntor.

Po ndodh...