Rama dënon sulmet Huthi ndaj Arabisë Saudite: Teherani duhet të mbajë përgjegjësi! Nuk mund të ketë asnjë justifikim

2026-10-11 11:16:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama dënon sulmet Huthi ndaj Arabisë Saudite: Teherani duhet të

Kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër sulmet e  rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad. Përmes një reagimi në platformën X, Rama shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe popullin e saj, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Po ashtu, ai thekson se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile nuk mund të justifikohen, duke paralajmëruar se akte të tilla përbëjnë kërcënim për paqen rajonale dhe sigurinë e korridoreve jetike të transportit ndërkombëtar.

“Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid të Riadit.

Ne qëndrojmë fuqimisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e korridoreve jetike të transportit ndërkombëtar.

Huthët dhe sponsorët e tyre të njohur të terrorizmit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë me një zë të vetëm: këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, shkruan kryeministri në rrjetin social X.

Po ndodh...