Lokal i kthyer në pikë lojërash fati, një 47-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari

2026-10-11 11:33:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lokal i kthyer në pikë lojërash fati, një 47-vjeçar

Një rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar në Has, gjatë operacionit policor të koduar “Pokeri”.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, policia sekuestroi 10 makineri elektronike të markës “APEX”, një tavolinë pokeri, fletore me shënime për shumat e luajtura dhe një aparat celular.

Në pranga u vu një 47-vjeçar, punonjës i lokalit, banues në Krumë, ndërsa pronari 34-vjeçar, gjithashtu banues në Krumë, u shpall në kërkim.

Sipas policisë, hetimet vijojnë për kapjen e pronarit dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprat penale që lidhen me organizimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara, si dhe shkeljet tatimore.

Po ndodh...