BE dënon sulmin vdekjeprurës në aeroportin e Riadit, Von der Leyen: Spirale dhune e orkestruar nga Irani

2026-10-11 12:06:00 / BOTA ALFA PRESS

BE dënon sulmin vdekjeprurës në aeroportin e Riadit, Von der

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin vdekjeprurës në aeroportin e Riadit, në Arabinë Saudite, duke e cilësuar atë si një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se sulmet e rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani, po e shtyjnë rajonin drejt një spiraleje dhune dhe po kërcënojnë nyjet kryesore të transportit dhe energjisë.

“Këto sulme nga përfaqësuesit e Iranit po e shtyjnë rajonin në një spirale dhune. Ato po destabilizojnë nyjet thelbësore globale të transportit dhe energjisë me një valë tronditëse që përhapet në të gjithë botën. Këto sulme vrasëse ndaj civilëve duhet të ndalen menjëherë”, theksoi von der Leyen, duke shprehur solidaritetin e BE-së me Arabinë Saudite.

Mediat shkruajnë se edhe shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas dënoi sulmin, duke e cilësuar si një akt të tmerrshëm terrorizmi.

Ajo theksoi se nuk ka asnjë justifikim për sulmet pa dallim ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, ndërsa bëri të ditur se është në kontakt të ngushtë me homologun saudit.

Kallas nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes misionit detar të Bashkimit Evropian në Detin e Kuq dhe koalicionit detar të udhëhequr nga Riadi, me synimin për të forcuar sigurinë detare në rajon.

Po ndodh...