
Lëpushë, humb jetën rrugës për në spital turisti malazez, policia: Pësoi arrest kardiak

2025-03-12 19:00:19 / AKTUALITET
Një turist malazez i moshës 71-vjeç ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Malësinë e Madhe.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një shoku i tyre, shtetasi M. N., nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital.
Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
ideas

Magnificent Albania or Bazaar Albania!
Nga Ermal Peçi!


Albanians must overcome the old Rama-Berisha polarization on May 11
Nga Namir Lapardhaja
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128