Vrasja e Hekuran Billës në vitin 2020, Apeli kthen dosjen për rigjykim! U konstatuan shkelje

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi pak ditë më parë të kthejë për rigjykim dosjen e vrasjes së Hekuran Billës, një të dënuari për vrasje në Britaninë e Madhe që ishte liruar me kusht.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës kishte firmosur për pushimin e akuzave për mungesë provash, ndaj Viktor Markut dhe nipit të tij, Sebastian Mali, të akuzuar për vrasjen e 40-vjecarit motive gjakmarrje.
Por, shkalla e dytë e gjyqësorit e ka prishur këtë vendim dhe urdhëron gjykatën e Tiranës ta rishqyrtojë dosjen nga e para, për shkak se ka gjetur shkelje. Gjykimi i dosjes penale sipas urdhërimit të Apelit duhet të kryhet nga një tjetër trupë gjykuese.
Hekuran Billa u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij luksoz mbrëmjen e 11 qershorit 2020 pranë Komunës së Parisit, pak ditë, vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga Belgjika. Ai ishte dënuar për vrasjen e Prelë Markut, në Britaninë e Madhe.
Pas ekstradimit në Shqipëri, Billa qëndroi në burgun e Fushë Krujës dhe fill pas lirimit me kusht u ekzekutua. Autori kryesor i dyshuar për vrasjen për motive gjakmarrja është Viktor Marku, vëllai i Prelë Marku dhe nipi i tij, Mali. Viktor Marku u arrestua në Malin e Zi pas ekzekutimit të Billës dhe ekstradua drejt Shqipërisë. Ai kishte rekorde kriminale jashtë vendit.
Hetimet për të hedhur dritë mbi vrasjen e ish të dënuarit Billa kishin disa anë të errëta. Emisioni në “Shënjestër” zbuloi se 8 oficerë policie dhe 2 zyrtarë të shërbimet sekret kishin ndërhyrë në sistemin TIMS për të kontrolluar hyrje-daljet e Billës jashtë vendit dhe dyshohet se e kanë tradhtuar tek autorët e dyshuar të krimit. Prokuroria nuk kishte hetuar për lidhje të mundshme të këtyre zyrtarëve dhe Viktor Markun e Sebastian Malin.
Happening now...
Molotov cocktail on Saturday, shopping on Thursday!
ideas
Good times for SPAK and the Special Court
Why did they rejoice over the events in Nepal, Venezuela, or Hungary?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128