Gjermania vjen në ndihmë të 400 familjeve të prekura nga përmbytjet, Ambasada: Do jenë në dispozicion 250 mijë paund

Gjermania do të mbështesë rreth 1800 persona (400 familje) të prekur nga përmbytjet në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada Gjermane në Tiranë, e cila ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se përmes Fondit Start ka vënë në dispozicion 250 mijë paund për një organizatë joqeveritare Britanike.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.
Njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë:
Ndihmë e Shpejtë Pas Përmbytjeve në Shqipëri
Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në Ëorld Vision UK. Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë – duke përfshirë Durrsin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano si dhe Shkozetin, Nishtullën). Masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.
Për më tepër, përmes mbështetjes sonë të gjerë për zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm (përmes projektit ALBAdapt të GIZ), ne kontribuojmë që ngjarjet ekstreme të motit të mund të parashikohen më mirë në të ardhmen, duke i mundësuar njerëzve të marrin masa parandaluese.
Happening now...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ideas
The great loneliness of the West and liberal democracy
Corruption money is buying political time.
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
