Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, goditet infrastruktura ushtarak dhe zona e centralit bërthamor
2025-06-13 18:29:08 / BOTA

Ushtria izraelite ka deklaruar se po vazhdon sulmet kundër lëshuesve të raketave dhe infrastrukturës ushtarake në territorin iranian, në kuadër të një operacioni të gjerë që synon ndalimin e programit bërthamor të Teheranit.
Sipas mediave lokale iraniane, janë raportuar shpërthime të fuqishme në zonën e centralit bërthamor Fordow, pranë qytetit Qom, në jug të kryeqytetit Teheran.
Fordow është një nga qendrat më të mbrojtura të programit bërthamor iranian dhe çdo incident në këtë zonë rrit ndjeshëm tensionet ndërkombëtare.
Ndërkohë, shpërthime të tjera janë dëgjuar edhe në veri të Teheranit, duke shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
Nga Gentian Gaba
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128






