E KONFIRMUAR/ Asllani firmos me Al Jazira

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë një kapitulli të ri në karrierë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare pritet të largohet nga Interi dhe destinacioni i radhës do të jenë Emiratet e Bashkuara Arabe, te Al Jazira.
Lajmin e ka dhënë eksperti i merkatos, Fabrizio Romanos që në postimin e tij shkruan se Interi dhe klubi nga Abu Dhabi kanë arritur një marrëveshje verbale për transferimin e 24-vjeçarit.
Operacioni parashikon një huazim me vlerë 2 milionë euro, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh, i cili mund të shndërrohet në detyrim në varësi të paraqitjeve të futbollistit.
Asllani kishte dalë prej kohësh jashtë planeve të Interit, që kërkonte një largim përfundimtar të mesfushorit. Fillimisht zikaltrit insistonin për shitje të menjëhershme, por negociatat me Al Jazira kanë sjellë një formulë tjetër.
Pas eksperiencës me Empolin dhe Interin, si edhe huazimeve te Torino dhe Besiktas, mesfushori shqiptar tashmë mund të nisë një aventurë të re larg futbollit europian.
Mbeten vetëm detajet e fundit dhe Kristjan Asllani mund të quhet futbollisti më i ri i Al Jazira-s.
Po ndodh...
The power of vanity! The protest broke the "magic" of Rama and Berisha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128