“Emergjencë ajrore”/ Pezullohen fluturimet nga aeroporti i Nurembergut
Aeroporti i Nurembergut në Gjermani njoftoi të martën se fluturimet janë pezulluar për shkak të një emergjence ajrore.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij zyrtare, aeroporti nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyen e pezullimit, por bëri të ditur se do të publikojë informacione shtesë.
“Morëm një njoftim për një emergjencë ajrore, rrethanat e së cilës janë të paqarta”, njoftoi policia në rrjetin social X, duke shtuar se ndërkohë avioni ishte ulur në mënyrë të sigurt në Nuremberg. “Hetimet për shkaqet vijojnë”.
Sipas gazetës gjermane Bild, trafiku ajror në aeroport ishte ndërprerë edhe gjatë natës mes së hënës dhe së martës, pas raportimeve për një dron të mundshëm. Tre pilotë kishin raportuar se kishin parë një objekt gjatë ngritjes ose uljes së avionëve.
Po ndodh...
ide
The electoral arithmetic of reform
Who is not blackmailable and who can we trust?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
