Situata nga protesta/ Ministria: 27 të lënduar, mes tyre edhe një diplomat i huaj austriak
2026-10-13 23:43:00 / AKTUALITET
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë një përditësim mbi kujdesin shëndetësor për personat e lënduar gjatë protestës në Tiranë.
Mësohet se në Spitalin Universitar të Traumës, aktualisht po trajtohen një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), kanë marrë trajtim dhe janë larguar , një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe 6 protestues.
Ministria thekson situata po ndiqet në vijimësi, përmes komunikimit të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore.
Po ndodh...
ide
The electoral arithmetic of reform
Nga Monitor
Who is not blackmailable and who can we trust?
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
