“Rama burg, Berisha burg”/ Nuk tërhiqen studentët, mblidhen sërish te “Rruga e Durrësit”

2026-10-13 17:13:00 / POLITIKË ALFA PRESS
“Rama burg, Berisha burg”/ Nuk tërhiqen studentët,

Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestën në Tiranë, duke u mbledhur sërish në zonën e “Rrugës së Durrësit”, pas tubimit të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit.

Siç mund të shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e Boldnews.al, të rinjtë kanë artikuluar thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike, mes tyre edhe sloganin “Rama burg, Berisha burg”.

Gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hodhën vezë, bidona me ujë dhe sende të tjera drejt godinës, ndërsa pati edhe dëmtime të rrethimit të saj. Situata u tensionua dhe pati përplasje me forcat e policisë, të cilat i shpërndanë protestuesit me gaz lotsjellës dhe autobot me ujë.

Studentët kanë deklaruar se protestojnë kundër problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura, duke kërkuar ndryshime në sistem dhe kushte më të mira për të rinjtë.

Me thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe kundër të dyja palëve politike, protestuesit janë shprehut të vendosur për të vijuar kundërshtimin e tyre.

Po ndodh...