Lojtarët i tregojnë videon në telefon, arbitri ndryshon vendimin pas 26 minutash kaos
Gjyqtari Nicolás Lamolina akordoi dy penallti të kontestuara, por momenti më i pabesueshëm erdhi në minutat e fundit, kur anuloi të dytën pasi lojtarët vendas i treguan pamjet e aksionit në telefonin celular!
Ndeshja nisi me 30 minuta vonesë për shkak të përplasjeve mes tifozëve vendas dhe policisë, ndërsa përfundimi u shoqërua me tensione edhe më të mëdha. Në minutën e 68-të, Lamolina akordoi një penallti për Godoy Cruz, pas një prekjeje të dyshuar me dorë në zonë. Vendimi nuk ndryshoi, por Martín Pino shpërdoroi mundësinë për të kaluar miqtë në avantazh. Drama kulmoi në minutën e 88-të, kur arbitri akordoi një tjetër penallti, megjithëse pamjet tregonin se faulli ishte kryer jashtë zonës. Futbollistët dhe pjesëtarët e All Boys rrethuan gjyqtarin, duke i treguar në ekranet e celularëve përsëritjen e aksionit.
Ndeshja u ndërpre për 26 minuta, ndërsa rreth 100 tifozë hynë në fushë. Pas rikthimit të qetësisë, Lamolina anuloi penalltinë dhe akordoi një goditje dënimi jashtë zonës, duke shpjeguar se ishte njoftuar për gabimin nga asistenti i tij. Vendimi shkaktoi protesta nga lojtarët e Godoy Cruz, ndërsa takimi përfundoi me rezultatin 0-0, pas një pjese të dytë që zgjati shumë përtej normales. Një episod që ngre pikëpyetje të mëdha për arbitrimin: në një ndeshje pa VAR, pamjet në celularin e futbollistëve u kthyen në protagonistin e papritur të mbrëmjes.
Top Channel
Po ndodh...
ide
The electoral arithmetic of reform
Who is not blackmailable and who can we trust?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
