Përplasje, dhunë e kaos! Studentët ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën, disa prej tyre të gjakosur, nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

2026-10-13 20:09:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Përplasje, dhunë e kaos! Studentët ‘ngrenë në

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit vijon prej disa orësh, ndërsa situata është tensionuar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Pas riorganizimit në rrugën e Durrësit, studentët u kanë vënë flakën kartonëve dhe disa reklamave të vendosura përgjatë rrugës. Ndërkohë, forcat e Policisë kanë krijuar një kordon përballë protestuesve, ndërsa në zonë ndodhet edhe një autobot me ujë.

Përplasjet vijojnë prej rreth katër orësh, pasi protesta nisi në orën 14:00 me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Për rreth një orë, tubimi u zhvillua në mënyrë paqësore, me thirrje dhe parulla kundër qeverisë. Më pas, protestuesit hodhën vezë dhe pllaka trotuari në drejtim të godinës së Ministrisë, duke thyer xhamat e institucionit.

 

Gjatë protestës, studentët shembën edhe kangjellat e trotuarit dhe arritën të hapnin një prej dyerve metalike të Ministrisë.

Në përgjigje të veprimeve të protestuesve, Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Pavarësisht ndërhyrjes së uniformave blu, studentët vijojnë qëndrimin dhe rezistencën para Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.

 

 

Po ndodh...